Kanosi gruan me thikë në sy të fëmijës, arrestohet 37-vjeçari në Pezë Helmes

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 12:15 | Kronikë

Kanosi gruan me thikë në sy të fëmijës, arrestohet

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar, për të cilin kishte raportime se po ushtronte dhunë dhe kishte kanosur me jetë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në sytë e fëmijës së mitur të çiftit. Po ashtu është sekuestruar 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.  Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre”, informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos