Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" të dhënë në mungesë për Loran Dushën, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.
Dusha u ekstradua 2 ditë më parë në Shqipëri nga Zimbabve, ku qëndronte në arrati teksa u hetua nga SPAK dhe u gjykua në Gjykatën e Posaçme për "korrupsion" dhe "pastrim të parave".
Në Shkallën e Parë, Dusha u dënua me 7 vjet burg, por Apeli i Posaçëm ktheu për rigjykim dosjen ndaj tij dhe të bashkëpandehurve të inceneratorit të Fierit.
Dusha nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit, për shkak të problemeve shëndetësore. (A2 Televizion)