
Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me alarmin për bombë në lagjen 3 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, në rrugë është konstatuar një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë, shkruan A2.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për rastin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.
Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)