Kapen mijëra euro në Kakavijë, procedohet 51-vjeçari që tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 11:58 | Kronikë

Kapen mijëra euro në Kakavijë, procedohet 51-vjeçari

Rreth 40 mijë euro janë sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës.

Blutë po ashtu kanë proceduar penalisht një 51-vjeçar, i cili ka tentuar që të nxjerrë nga Shqipëria shumën e parave të padeklaruara.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. S., ku u gjetën 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. S., 51 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e parave", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos