Nxiste një të mitur për të vjedhur, arrestohet grabitësi 23-vjeçar

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 09:15 | Kronikë

Policia në Tiranë ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se nxiste një të mitur , për të kryer grabitje.

13-vjeçari që kryente vjedhjet është vendosur nën hetim, pasi është autor i dyshuar i një sërë grabitjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.

Policia po ashtu ka sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit: -u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë; -u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç. Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos