Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 12:58 | Kronikë

Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Korçës kanë kapur në Qafë Thanë e Kapshticë  dy persona në kërkim, ndërsa është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false në Plasë.

Në Qafë Thanë u kap në hyrje të RSh-së, shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbanden/Gjermani, për veprën penale "Mashtrimi". Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani, njofton policia.

Në Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta".

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. A., 55 vjeç, banues në fshatin Plasë, pasi në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij është konstatuar një vulë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos