Të dënuar në Itali për torturë e vjedhje me dhunë, kapen në Shkodër dhe Vorë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 15:04 | Kronikë

Të dënuar në Itali për torturë e  vjedhje me

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë, në kuadër të dy fazave të operacionit policor “Fast”.

Në Shkodër u arrestua Aldo Doçaj, alias Vuksan Daçaj, 45 vjeç, i dënuar në Itali me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë, vjedhje me thyerje në tentativë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Ndërsa në Vorë u kap Bukurosh Kuçi, 49 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bari me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri.

Të dy të arrestuarit do të ekstradohen në Itali, ku kanë ende për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimeve.

Policia e Shtetit

Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP Tiranë.

Kapen në Shkodër dhe në Vorë 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë finalizuar 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”.

-Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi A. D. alias V. D., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.

-Gjatë fazës së dytë u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos