Kapet një 27-vjeçar nga Azerbajxhani në Shkodër, ndihmonte emigrantë afganë të kalonin kufirin ilegalisht

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 10:07 | Kronikë

Kapet një 27-vjeçar nga Azerbajxhani në Shkodër,

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Borders”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ka rënë një shtetas azerbajxhanas, 27 vjeç, me inicialet N. M., i cili u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Hotit”, në fshatin Kastrat, teksa shoqëronte katër shtetas nga Afganistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit tokësor drejt Malit të Zi, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, policia i gjeti dhe i sekuestroi një thikë.

Sipas hetimeve paraprake, 27-vjeçari dyshohet se kundrejt pagesës, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos