Kapet me qëllim ekstradimi 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 12:06 | Kronikë

Kapet me qëllim ekstradimi 38-vjeçari i dënuar për trafik

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 77”, të finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional me autoritetet italiane, përmes Drejtorisë së Interpolit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi Alesjo Abdija, 38 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, Abdija është dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Perugias, në Itali, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat ligjore për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos