
Është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri një 51-vjeçar i dënuar me 6 vite burgim. Sipas Policisë 51-vjeçari Sokol Ndreka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur në 31 tetor të vitit 2022 në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, ku u kapën në një automjet 15 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. (A2 Televizion)