Digjet lokali në Durrës, pronari: Dyshoj për zjarrvënie të qëllimshme

Nga Elitjona Doko
10 Janar 2026, 19:14 | Kronikë

Digjet lokali në Durrës, pronari: Dyshoj për zjarrvënie

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Sektor Hamallaj, rreth orës 02:00 të mëngjesit, shkruan A2.

Nga pamjet e kapura nga një kamerë sigurie shihen momentet që lokali është përfshirë nga flakët. Pamjet tregojnë se gjithçka është shkrumbuar totalisht.

Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit Xhevdet Çhullaj, i cili dyshon se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

"Rreth orës 02:00 të mëngjesit u lajmërova se lokali është përfshirë në flakë. Kur shkuam aty nuk mundëm të bënim asgjë. Gjithçka kishte përfunduar. Nuk dua të dal në përfundime, por kam dyshime se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimtë. Kërkoj nga policia që t’u shkojë hetimeve deri në fund dhe të vihen para përgjegjësisë autorët. Kam konflikte dhe këtë e kam deklaruar edhe në polici. Kam besim tek policia që ta zbardhë këtë ngjarje. Mbase ka qenë edhe ndonjë shkëndijë elektrike, por unë dyshoj te zjarrvënia e qëllimtë”, ka pohuar për uniformat plu Xhevdet Çhullaj.

Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit thonë se janë marrë disa persona në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por edhe të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos