Aksident në Novoselë, makina përplaset me bordurat dhe del nga rruga

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 10:20 | Kronikë

Aksident në Novoselë, makina përplaset me bordurat dhe del nga

Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për pasoja në jetën e njerëzve, ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta, shkruan A2 CNN.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos