
Një kapiten anijeje turk është proceduar penalisht pasi dyshohet se është larguar me anijen nga Porto Romano pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.
Sipas burimeve nga Kapiteneria e Durrësit, anija kishte shkarkuar 3300 Tonë superfosfat rifuxhio në Porto Romano ku ndodhej e akostuar, ndërsa gjatë verifikimeve qshtë konstatuar një sasi mangët prej 70 tonësh në ngarkesë.
Bëhet fjalë për anijen "Stefany" me flamur të Panamasë, e cila sipas dyshimeve ka patur mospërputhje me ngarkesën e deklaruar, shkruan A2.
Pikërisht në këto rrethana, kapiteni i anijes, shtetas turk, ka mbyllur hambarët dhe është larguar nga porti pa kryer proceduar portualo-kufitare.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)