Policia e Vlorës ka zbuluar dhe liruar një shtetas nga Kosova, i cili mbahej peng prej dyjavësh në një apartament shumë pranë drejtorisë së policisë së Vlorës. Pas zbulimit të apartamentit ku mbahej i lidhur pengu, policia identifikoi dhe arrestoi tre persona të dyshuar si pengmarrës, të cilët kishin kërkuar një shumë prej 70 mijë eurosh për lirimin e pengut të identifikuar si Fisnik Xhaka nga Mitrovica.
Ka qenë motra e këtij të fundit që ka telefonuar nga Suedia policinë e Vlorës pasi kishte humbur kontaktet me të vëllain, ndërsa një tjetër version është edhe fakti që e motra ka marrë policinë e Vlorës, kur pengmarrësit i kanë kërkuar 70mijë euro për lirimin e të vëllait.
Sakaq, grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka dyshime në lidhje mbi njohjet që mund të ketë patur pengu me autorët e kësaj ngjarje, ky dyshimet janë se një aktivitet i mundshëm i paligjshëm mund t’i ketë bërë bashkë pengmarrësit dhe pengun, pasi ka të dhëna se pengu mund të ketë shkuar vetë në apartamentin, që është në pronësi të njërit prej të arrestuarve.
Sakaq grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të ketë masë edhe ndaj pengut Finsik Xhaka, i cili në momente e para pas lirimit nuk ka pranuar të tregojë arsyet e kësaj ngjarje, apo njohjet që ka patur me pengmarrësit. (A2 Televizion)