Një vatër zjarri është shënuar në Gjirokastër e konkretisht mes dy fshatrave, Prongji dhe Kardhiq. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë i gjithë efektivi zjarrfikës, pasi zjarri u konsiderua mjaft problematik dhe po i afrohej zonave të banuara.
Për fat të mirë falë ndërhyrjes u bë e mundur izolimi i pjesës problematike të flakëve të rëna në fushë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit.
(A2 Televizion)