Kishin ardhur si turistë, amerikani vret bashkëshorten në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
2 Maj 2025, 15:20 | Kronikë

Shkodra tronditet sërish nga një ngjarje e rëndë e krimit ndaj personit, brenda familjes. Por kësaj radhe e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një çift amerikanësh nga Florida kanë ndërprerë në mënyrën më tragjike të mundshme pushimet e tyre, kur bashkëshorti Brandon Saportio 57 vjeç ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjecarja amerikane ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka shoqëruar bashkëshortin 57-vjeçar, i cili në momentin e ndalimit ishte i gjakosur dhe me plagë në krahun e majtë.

Për këtë arsye është shoqëruar fillimisht në spitalin e Shkodrës ku konfirmohet se nuk ka rrezik për jetën për të proceduar më pas me arrestimin e tij. Çifti i amerikanëve kishin marrë një banesë me qira në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi” të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 57-vjeçari në momentin që është shoqëruar nga policia ka qenë në gjendje të alkoolizuar. Ndërsa banorë të zonës pranë banesës së çiftit kanë konfirmuar se kanë dëgjuar zënka të forta para vrasjes dhe disa prej tyre kanë lajmëruar edhe policinë.

Sakaq kjo e fundit dyshon se grindja mes çiftit të bashkëshortëve mund të kenë ndodhur edhe në gjendje të dehur. Gjithsesi ekspertizat toksikologjike pritet të japin përgjigje më të sakta mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërsa grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka marrë provat materiale dhe filmike pranë banesës ku ndodhi krimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos