Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të premte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e shtatë të një pallati, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. (A2 Televizion)