
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka lejuar gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha, të vijojë procedurën për të qenë pjesë e Gjykatës së Posaçme.
"Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 449, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatin z. Gerd Hoxha", njoftoi KLGJ.
Përmes kësaj vendimmarrjeje, KLGJ, duke u bazuar edhe në një vendimmarrje të Kushtetueses, rrëzoi Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës në SPAK, që kishte vendosur të mos lejonte Hoxhën të vazhdonte garën, duke e konsideruar të papërshtatshëm për shkak të një fotoje me një përfaqësues të politikës. (A2 Televizion)