Ka shpëtuar fëmija që u raportua se i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes për shkak të një objekti që kishte kaluar në rrugët e poshtme respiratore (më herët u përfol për një kokërr fasule).
Situata ishte kritike dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme, ç’ka solli menjëherë edhe angazhimin e transportit ajror nga Korça drejt Tiranës, shkruan A2 CNN.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, objekti u hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e fëmijës tani është e mirë.
Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital. (A2 Televizion)