Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 16:34 | Kronikë

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Policia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit se një fadromë e IKMT-së dhe ura në lagjen Gjelaj të thethit janë sulmuar me molotov. Në sqarimin e saj, policia mohon sulmin me molotov ndaj fadromës së IKMT-së, por pranon sulmin e urës, e cila siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga A2 CNN është djegur pjesërisht.

“Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore”, njofton Policia.

Sipas Policisië një person ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë rreth orës 15:35 një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por ndërhyrja e Policisë ka parandaluar djegin e plotë e saj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos