Disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromën e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj” në Theth. A2 CNN ka siguruar pamjet ku hidhet molotov në drejtim të fadromës së IKMT-së.
Prej ditësh operacioni i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka shkaktuar reagime të forta ndër banorët e zonës.
Situata u tensionua edhe më shumë këtë të premte, ku A2 CNN mëson se në drejtim të fadromave është hedhur molotov.
Gjithashtu është goditur edhe ura në lagjen Gjelaj, e cila është djegur. Policia është vënë në ndjekje të personave që kanë hedhur molotovin.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )