Dy mjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një lagje periferike në qytetin e Korçës, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht.
Mjetet kanë qenë të parkuara në hyrje të pallatit, i cili ndodhet në afërsi të kryqëzimit të vendit të quajtur “1 Maji”, shkruan A2.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri. Deri tani nuk ka informacion nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm apo aksidental.
Ajo çfarë burime të sigurta thanë për A2 është se mjeti i djegur plotësisht ka qenë i pajisur me impiant gazi.
Të dy pronarët e mjeteve të përfshira nga flakët janë banorë të të njëjtit pallat. (A2 Televizion)