Zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak të Pocestës në Korçë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 21:13 | Kronikë

Zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak të Pocestës

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë, shkruan A2 CNN.

Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që në këtë repart ndodhin situata të tilla ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos