Zbulohet identiteti i dy të plagosurve në Sarandë, nisen me shpejtësi drejt Tiranës

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 16:32 | Kronikë

Zbulohet identiteti i dy të plagosurve në Sarandë, nisen me

Zbulohet identiteti i dy personave të mbetur të plagosur pasdreken e kësaj të enjteje në Sarandë. Ata janë Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 32 vjeç, shkruan A2 CNN.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos