Kreu marrëdhënie me dhunë me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 12:20 | Kronikë

Kreu marrëdhënie me dhunë me një të mitur, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare”, informon policia.

Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj të atit të vajzës.

“Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos