Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran. A2 CNN mëson se në aksident janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)