“Procesi ndaj meje, i montuar", Meta shfaqet me simbolin e shqiponjës në gjyq, mungon përshëndetja me Kryemadhin

Nga Armand Bajrami
27 Prill 2026, 11:04 | Kronikë

“Procesi ndaj meje, i montuar", Meta shfaqet me simbolin e

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë.

Ilir Meta ka bërë gjithashtu me duar simbolin e shqiponjës duke thënë fjalët: “Shqipëria e shqiptarëve”, raporton A2CNN. 

Duke folur nga kafazi i qelqtë Ilir Meta tha se: “Procesi gjyqësor ndaj meje është i montuar".

Më herët avokatit Cakrani iu refuzua nga gjykata për arsye sigurie kërkesa që ish-Presidenti të mos mbahej në kafaz. Duke iu drejtuar gazetarëve avokati tha: “Ja e patë, nuk i referohet Sarkozisë, por rastit të një terroristi algjerian”.

Në sallë ndodhet edhe Monika Kryemadhi, e cila nuk ka përshëndetur Metën në kafaz, që nderkohë po nënshkruante dekladaten për lejimin e kamerave.

Pak minuta më parë ka nisur seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

“Procesi ndaj meje, i montuar", Meta shfaqet me simbolin e“Procesi ndaj meje, i montuar", Meta shfaqet me simbolin e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos