Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IMT-së, që operonin në zonën Fier-Mallakastër.
Përmes një njoftimi, vetë AMP bën të ditur se punonjësit e Policisë bashkë me punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Fierit, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Njoftimi i AMP:
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
➡️ Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
➡️ Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
➡️ Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
➡️ Inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Whatsapp 0694151511 (A2 Televizion)