Policia e Shtetit ka njoftuar sot ndryshime në nivel drejtuesish brenda strukturave të saj.
Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin të qarkut Tiranë. Ai pritet të marrë drejtimin e një prej sektorëve më delikatë, që lidhet me kontrollin kufitar dhe menaxhimin e flukseve të emigrantëve në kryeqytet.
Ndërkohë, Silvana Alimadhi është transferuar pranë DPPSh, ku do të ushtrojë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. (A2 Televizion)