Lëvizte me armë, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 09:26 | Kronikë

Lëvizte me armë, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri me vete.

“Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.  Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje”, njofton policia.

Në kuadër të operacionit “Brezi” u sekuestrua edhe arma e zjarrit me municion luftarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos