Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 12:12 | Kronikë

Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin me 1 vit burg që prej tetorit 2024.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori dha dakordësinë për lirimin.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, rezultoi pozitiv.

Kujtojmë se Salianji u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht dhe e kanë quajtur të padrejtë vendimin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos