Plagosi babanë me armë, arrestohet 23-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 10:14 | Kronikë

Plagosi babanë me armë, arrestohet 23-vjeçari

Në fshatin Mbrostar Ura të Fierit, një 23-vjeçar ka plagosur me armë zjarri të modifikuar babanë e tij, pas një konflikti në familje.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, shkruan A2.

Policia ka arrestuar të riun, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi babanë e tij, me një armë të modifikuar, pas një konflikti në familje, kapet 23-vjeçari.

Sekuestrohet arma e modifikuar si armë sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos