Në Suk 2 të Roskovecit është shembur muri rrethues i amortizuar i një banese dhe ka zënë poshtë të miturën 4-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
E mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)