Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Roskovec-Ura Vajgurore, në afërsi të fshatit Strum.
Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm, shkruan A2.
Mësohet se nga të pesë personat që ndodheshin në të, të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë, kanë marrë lëndime të lehta, vetëm njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda.
Ata janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë. (A2 Televizion)