Makina përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet totalisht, shoferi dhe pasagjeri dalin në kohë

Nga Çaku Tafa
25 Maj 2025, 09:06 | Kronikë

Makina përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet totalisht, shoferi dhe

Një automjet në ecje tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës, në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”.

Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një difekt në motorr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos