Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës.
Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A. K., 18 vjeç, dhe një vajzë 14-vjeçare. Hetimet zbuluan se 22-vjeçari po përpiqej ta kalonte të miturën në kufi për ta trafikuar në Kosovë, shkruan A2 CNN.
Për pasojë, u arrestuan në flagrancë:
E. G., 22 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkohë, më 28 shtator, familjarët e 14-vjeçares kishin kallëzuar në Policinë e Durrësit largimin e saj nga banesa. (A2 Televizion)