Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri një 26-vjeçar, i cili tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks të Velipojës në prill të vitit 2024. Policia njofton se bëhet fjalë të riun Kristjan Lulaj.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit "The Wanted", u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër”.
Lulaj ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. (A2 Televizion)