Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet 29-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 11:03 | Kronikë

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet 29-vjeçari

Një konflikt i çastit që përfundoi me plagosjen e një 67-vjeçari është zbardhur në kohë rekord nga policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

I riu pas përplasjes me të moshuarin e ka plagosur këtë të fundit me thikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen "Shënkoll', shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen "Shënkoll", gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Sakaq bëhet me dije se i dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi 29-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos