Magazinë me lëndë narkotike dhe armë, 5 të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 10:38 | Kronikë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona në kuadër të operacionit “Warehouse”.

Blutë e kryeqytetit zbuluan një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza dhe kanë sekuestruar 9 kilogramë kanabis, sasi kokaine, dy armë zjarri, dy armë të ftohta, dy automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit “Warehouse “ u arrestuan shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi, shkruan A2.

Magazinë me lëndë narkotike dhe armë, 5 të arrestuar

“Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë. Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos