Mashtrimi 570 mijë euro, ish-punonjësja e Kuvendit kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 15:14 | Kronikë

Milena Deraj, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë dhe e Kuvendit, e fajësuar nga dy shkallë të gjyqësorit për “mashtrim me pasoja të rënda” kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë.

31-vjeçarja, që ka përfituar gati 570 mijë euro përmes mashtrimit, ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të qershorit të këtij vitit, sipas të cilit u dënua me 5 vite burg.

Vendimi i Apelit konfirmoi të njëjtën masë dënimit të dhënë ndaj saj edhe nga Shkalla e Parë. Sipas gjykatave, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, përfitoi 340 mijë euro nga mashtrimi i dy personave, të cilëve ju mori përsipër zgjidhjen sipas interesit të tyre të një çështjeje gjyqësore.

Në një episod tjetër, ajo përfitoi 225 mijë euro nga një mikeshë e saj, të cilës i premtoi se do t’i investonte në bono thesari. Hetimi ndaj Derajt nisi pas një denoncimi të bërë prej saj në polici, ku pretendoi se ishte mbajtur peng nga anëtarët e familjes Ferracaku, të cilëve ju kishte marrë shumën prej 340 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos