Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës.
Gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Hyundai Tucson”.
"Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim automjetin shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare", lexohet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)