Në kërkim për trafik droge, tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas 55-vjeçari

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 09:15 | Kronikë

Në kërkim për trafik droge, tenton të hyjë në

Efektivët e Policisë Kufitare në Rinas kanë ndaluar një 55-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi rezultonte i dënuar për trafik droge.

I arrestuari është Agron Lamaj, i njohur edhe me emrin Aglon Lamaj, i cili tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas verifikimeve, Gjykata e Apelit në Firence e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2024 me 7 vite burgim, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2007, kur Lamaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga Holanda drejt Italisë.

Pas arrestimit të tij në pikën kufitare të Rinasit, Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos