Veliaj përballet me drejtësinë, zhvillohet sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 09:25 | Kronikë

Veliaj përballet me drejtësinë, zhvillohet sot seanca

Sot, në orën 09:15, zhvillohet seanca e dytë paraprake në lidhje me çështjen penale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen akuzat penale të ngritura ndaj Veliajt dhe do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë.

Veliaj ndodhet në burg që prej datës 10 shkurt, kur u arrestua nga autoritetet pas hetimeve të kryera nga SPAK. Më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg" me një masë më të lehtë, duke lënë kështu në fuqi ndalimin.

SPAK kaloi për gjykim më 10 shtator dosjen në të cilën renditen 13 akuza për Erion Veliajn dhe 12 për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Akuzat për Veliajn janë ngritur për veprat penale korrupsioni pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos