Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Peti” në Tiranë, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë edhe disa automjete të parkuara pranë vendngjarjes, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike nga zona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
-Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)