Tritoli në Tiranë, garazhi në pronësi të “Visit të garave”

Nga Xhensila Kodra
24 Korrik 2025, 08:46 | Kronikë

Tritoli në Tiranë, garazhi në pronësi të “Visit

Objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi rrugën “Peti” në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë Elvis Kosova, 39 vjeç, një emër i njohur për Policinë e Shtetit dhe me precedentë penalë.

I njohur ndryshe si “Visi i garave” apo “Visi i makinave të shpejta”, Kosova u arrestua në gusht të vitit të kaluar, pasi dyshohej për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, kur një sasi e dyshuar tritoli shpërtheu në portën hyrëse të garazhit të tij, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë disa automjete të parkuara.

Mësohet se Elvis Kosova është liruar disa ditë më vonë nga qelia. Para hetuesve ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Lëndën plasëse e ka lënë në pjesën hyrëse të garazhit dhe nga fuqia plasëse janë dëmtuar 4 makina të parkuara afër, jashtë garazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos