Mbi 120 mjete të sekuestruara, policia mban peng monopatinat: Do t’i merrni kur të bëhet ligji

Nga Armend Pire
15 Tetor 2025, 15:19 | Kronikë

Këto monopatina dhe mjete të lëvizshme elektrike do të mbahen të sekuestruara për 30 ditë nga Policia Rrugore.

Kjo është përgjigjja që morën një grup aktivistësh dhe qytetarësh, të cilët protestuan kundër vendimit të ministres Albana Koçiu për ndalimin e qarkullimit të mjeteve elektrike.

Me aktet e pronësisë në duar dhe faturat përkatëse, aktivistët dhe qytetarët iu drejtuan Komisariatit të Policisë Rrugore, por përgjigjja që morën ishte zhgënjyese për ta, shkruan A2 CNN.

Qytetarët thonë se këto mjete i përdorin për punë dhe jo për argëtim, ndaj kërkojnë që ato të lejohen të qarkullojnë sipas rregullave të sigurisë.

Që prej nisjes së aksionit të hënën, më 13 tetor, në të gjithë vendin raportohet se janë sekuestruar nga Policia mbi 120 monopatina dhe motorë elektrikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos