Me shpejtësi skëterrë, automjeti në Maliq përplaset me pemën

Nga Artin Halili
8 Korrik 2025, 18:39 | Kronikë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq.

Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij qyteti duke goditur një nga pemët disa metra më tutje, në afërsi të një lokali i cili në momentin e aksidentit ka qenë i populluar.

Nga aksidenti ka ngelur rëndë i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos