Një shtetas shqiptar me precedentë penal dhe partnerja e tij janë arrestuar ditën e premte nga policia greke nën akuzën e trafikut të armëve.
Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës dhe Daniela Luari u arrestuan në flagrancë në rrugën “Sokratous” në Athinë, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi e madhe armatimi, ku përfshihej dhe lëndë plasëse.
Në automjetin me të cilin udhëtonin shqiptarët u gjet një armë zjarri pistolete TT dhe një sasi lënde eksplozive tritol me dy ndezës.
Armiol Rrasa është person me precedentë penalë. Në Greqi, ai rezulton i dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015, shkruan A2.
Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë. (A2 Televizion)