“Më vrau Keli”, arrestohet autori i ekzekutimit të 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 09:05 | Kronikë

“Më vrau Keli”, arrestohet autori i ekzekutimit të

Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, pasditen e djeshme në Rafinja të Greqisë është arrestuar nga policia helene.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për 49-vjeçarin Mikel Selimaj nga Shqipëria, i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Kujtohet se Arapaj u gjet i vdekur dje pasdite pranë një vreshti në Rafinjë dhe e identifikoi vrasësin e tij para se të vdiste duke telefonuar bashkëshorten për ti thënë: “Më qëlloi Keli. Më ndihmo. Kërko dhe më gjej.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, tragjedia nisi të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinja.

Më pas Selimaj nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe. 41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t'i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima janë hetuar nga policia për drogë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos