Meta dhe Kryemadhi në gjyq: Dua të njihem me fashikujt e hetimit. Seanca shtyhet për më 22 dhjetor

Nga Armand Bajrami
5 Dhjetor 2025, 15:11 | Kronikë

Meta dhe Kryemadhi në gjyq: Dua të njihem me fashikujt e hetimit.

Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e sotme të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe të bashkëpandehurve. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të dy ish-bashkëshortët Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, shkruan A2 CNN.

Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit.

“Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta.

Pas kësaj kërkese, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 22 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos